75 Mall Live Search
12:14 / E Shtunë, 18 Korrik 2020 / indeksADMonline

Imri Ahmeti: Vdekja e gjyqtarit Hoti na ka tronditur të gjithëve!

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Hoti, pas vdekjes së gjyqtarit, Shashivar Hoti

Përmes një telegrami ngushëllimi, Ahmeti ka thënë se ky lajm i ka tronditur të gjithë.

“Gjykatësi Hoti do të mbetet në kujtesë si një njeri i mirë dhe për punën e palodhshme, personaliteti tij do të jetoj në mendjen e secilit që pati fatin ta njoh”, ka shkruar ai.

Letra e plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES HOTI

E nderuar Familje Hoti,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, Gjykatësit të njohur, z. Shashivar Hoti.

Më lejoni që në emër të të gjitha institucioneve të Komunës së Lipjanit, dhe në emër timin të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e hershme nga jeta të Gjykatësit të departamentit të krimeve të rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë,
z. Shashivar Hoti.

Ky lajm na ka tronditur të gjithëve, Gjykatësi Hoti do të mbetet në kujtesë si një njeri i mirë dhe për punën e palodhshme, personaliteti tij do të jetoj në mendjen e secilit që pati fatin ta njoh.

Ngushëllime familjes Hoti, miqve, kolegëve, dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit.
I.A