75 Mall Live Search
22:42 / E Shtunë, 16 Gusht 2025 / F.R

Imri Ahmeti viziton familjen Thaçi në Vrellë

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vizituar sot familjen Thaçi në fshatin Vrellë, së bashku me Fadilin, në një takim miqësor dhe simbolik për të shprehur mirënjohjen për kontributin e kësaj familjeje.

Përmes një postimi në facebook, Ahmeti vlerësoi familjen Thaçi si një familje me traditë të gjatë në mbështetje të së djathtës, e cila ka dëshmuar qëndrueshmëri dhe përkushtim edhe në kohë të vështira.

“Sot pata kënaqësinë, bashkë me Fadilin, të takojmë familjen Thaçi nga Vrella, një familje me traditë të gjatë në mbështetje të së djathtës, me kontribut dhe qëndrueshmëri edhe në kohët më të vështira. Mirënjohje dhe falënderim për familjen Thaçi!”, shkroi Ahmeti./IndeksOnline/