Imri Demelezi emërohet zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Imri Demelezin në pozitën e zëvendësministrit të parë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Theksojmë se Demelezi e ka mbajtur pozitën e zëvendësministrit të këtij dikasteri edhe përgjatë mandatit të kaluar.
Kurti e uroi z. Demelezi për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij./Indeksonline/

