75 Mall Live Search
21:48 / E Premte, 19 Shtator 2025 / F.R

Imriu e mbushë “full” në Smallushë

Në një tubim madhështor të mbajtur në fshatin Smallushë, kryetari Imri Ahmeti dëshmoi edhe një herë fuqinë mobilizuese dhe mbështetjen e madhe që po merr programi i tij.

Me një pjesëmarrje masive të qytetarëve, Smallusha u shndërrua në një simbol të përkrahjes për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për projektet konkrete që janë realizuar dhe ato që priten të realizohen në të ardhmen.

“Smallusha, një fshat i njerëzve të zellshëm e punëtorë, sonte tregoi se është mobilizuar si kurrë më parë,” shkroi Imri Ahmeti në Facebook, duke theksuar përkrahjen masive dhe energjinë e jashtëzakonshme të qytetarëve.

Ahmeti gjithashtu përmendi projektet infrastrukturore që janë përfunduar dhe paralajmëroi ndërtimin e një shkolle të re në këtë lokalitet./IndeksOnline/