75 Mall Live Search
11:35 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / H F

IMSK organizon aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

International Maarif Schools of Kosova, në bashkëpunim me Këshillin e Studentëve të Fakultetit të Edukimit, organizuan një program të veçantë kulturoro–artistik në Fakultetin e Edukimit, me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e përfshirjes sociale, solidaritetit dhe mbështetjes për fëmijët me nevoja të veçanta. Nxënësit e International Maarif Schools of Kosova përgatitën 111 dhurata simbolike për nxënësit e Shkollës “Përparimi”, duke treguar shembullin më të mirë të vlerave humane.

Në program morën pjesë z. Mehmet Nedim Aslan, Drejtor i Përgjithshëm i Fondacionit Maarif në Kosovë; Prof. Kyvete Shatri, Prodekane e Fakultetit të Edukimit; Drita Dushi, Drejtoreshë e Shkollës “Përparimi”; përfaqësues te Këshillit të Studentëve të Fakultetit të Edukimit, profesore, arsimtare, student dhe prinder.

Drejtoti i Përgjithshëm i Fondacionit Maarif në Kosovë, Mehmet Nedim Aslan theksoi: “Ky aktivitet tregon angazhimin tonë për një shoqëri gjithëpërfshirëse, ku çdo individ ka mundësi të barabarta për të zhvilluar talentet dhe aftësitë e tij. Dhuratat simbolike nga nxënësit tanë janë një mesazh solidariteti dhe vlerash humane për komunitetin.”

Ndersa, Drejtoresha e Shkollës “Përparimi”, Drita Dushi, falenderoi organizatorët dhe nxënësit, duke theksuar se është hera e parë që dikush kujdeset kaq shumë për ne. “Jam shumë e emocionuar. Shpreh mirënjohje për këtë organizim të tillë, me të vërtetë ndihemi të emocionuar dhe është hera e parë që bënë dikush për ne, sot ju nxënësit e shkollës Maarif, këshilli studentor na keni dhënë mësimin më të mire që asnjëherë nuk duhet të përdoret termi “aftësi e kufizuar” por te japim termin “gjithëpërfshirje”. Vetëm së bashku ne mund të sigurojmë një shoqëri gjithëpërfshirëse që respektohet gjithsecili dhe çdo nevojë ndryshe është pasuri për vendin tonë. Sot treguan në këtë program fëmijëve tanë që janë me nevoja të veçanta që nuk janë asnjëherë vetëm, do te kenë vëllezër motra që do ta mbështesin. Dhe neve mësimdhënësve na kemi dhënë një mësim të mire që ta dërgojmë gjeneratat tonë dhe na keni motivuar”, u shpreh ajo.

Programi përfshiu fjalime përshëndetëse, performanca artistike dhe dramatike nga nxënësit dhe studentët, si dhe një ekspozitë artistike, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes sociale dhe respektit për aftësitë e veçanta.

Ky event shënoi një shembull të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përkushtimit për vlerat humane, duke lidhur nxënës, studentë, institucione arsimore dhe komunitetin e gjerë.