Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin, nuk mund të hyjmë në vallen e dorëheqjeve automatike
Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se zëvendësja e tij, Belinda Balluku, nuk ka pse të japë dorëheqje pasi për të është ngritur akuzë nga SPAK-u.
“Do pres raportin e Këshillit të mandateve, për të thënë edhe unë fjalën time”, tha Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist të enjten.
Ai përsëriti kërkesën e trefishtë të Ballukut për dorëheqje, të cilën ia ka refuzuar. “Belinda Balluku ma ka dorëzuar dorëheqjen tri herë, qysh kur iu ngrit akuza e parë, jo për korrupsion.
Akuza nuk është për korrupsion, por për pabarazi në tendera. Pastaj ma ka sjellë përsëri, me shkrim dorëheqjen kur u pezullua dhe pastaj edhe një herë të tretë kur u ripezullua nga mosvendimi i Gjykatës Kushtetuese. E kam hedhur unë tri herë poshtë kërkesën e saj”, tha Rama, përcjell A2 CNN-i.

