12:46 / E Shtunë, 04 Korrik 2020 / indeksADMonline

Imuniteti i tufës zgjidhje për Covid?/ Paralajmërimi i fortë i ekspertit kinez

Një ekspert i lartë i shëndetësisë në Kinë, Zhang Wenhong, ka pohuar se do të ishte plotësisht e pamundur që njerëzit ta luftojnë pandeminë e koronavirusit me  “imunitetin e tufës”.

Wenhong, i cili menaxhoi situatën ndaj COVID-19 në Shanghai deklaroi fort se metoda do të çonte në një katastrofë globale.

Për të aplikuar këtë metodë, ai tha se duhet të infektohen së paku gjysma e popullsisë së botës për të ndaluar sëmundjen e COVID-19.

Ndërkohë, shkencëtarët ende nuk kanë konfirmuar nëse imuniteti i tufës funksionon kundër koronavirusit. Shkalla dhe kohëzgjatja e imunitetit midis pacientëve të rikuperuar mbetet ende e paqartë.

Kujtojmë, se numri i të infektuarve globalisht u rrit në 11 milionë, ndërsa 500 mijë persona kanë humbur jetën.