17:42 / E Premte, 23 Shtator 2022 / A. M.

Ina u soll keq me Kiçen, kjo e fundit i dërgon “selam” pasi u largua nga “Its my home”

Kiçe është tashmë ish konkurrentja e shout “I’ts my home”, e cila e prekur në sedër nga provokimet, vendosi ta lë shtëpinë.

Ajo, doli nga shou nga pamundësia për ta përballuar valën e gjatë të provokimeve nga banorët e tjerë.

Vajza nga Shqipëria, vendosi përfundimisht të dalë nga dyert e asaj shtëpie pas provokimit me ujë nga konkurrentja tjetër, Ina, shkruan “Kosovarja”.

Për daljen nga shtëpia dhe gjestin e Ines, ka folur vetë Kiçe në Tik-Tok.