Inagurohen 27-të fotografitë e intelektualëve më të shquar të Mitrovicës, e pranishme dhe Vjosa Osmani

Nën patronatin e nënkryetarit të komunës Faruk Mujka u inaguruan 27-të fotografitë e intelektualëve më të shquar.
Nën patronatin e nënkryetarit të Komunës, Faruk Mujka, pas një angazhimi të mirëfilltë dhe të duhur, gjatë ditës së sotme në sheshin kryesor të qytetit “Mehë Uka”, është bërë inagurimi i 27-të fotografive të intelektualve më të ndritur në historinë e Mitrovicës.
Me rastin e organizimit të këtij aktiviteti të rëndësishëm nga Komuna e Mitrovicës, ishin të pranishëm nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, u.d i Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, analisti Nexhmedin Spahiu, lideri i partisë ‘SDA’ nga Sanxhaku, Sulejman Uglanin, familjarë të figurave që u nderuan, intelektualë si dhe qytetarë të shumtë.
Fillimisht hapjen e bëri nënkryetari Faruk Mujka, i cili potencoi se sot po përkujtohen 27 figura të ndritura të cilat përçuan zërin e Mitrovicës anembanë rruzullit tokësor, dhe ky projekt do të vazhdoj ende të plotësohet me figura tjera.
Po ashtu nënkryetari Mujka tha se qyteti i Mitrovicës me historinë që ka, ka qenë gjithmonë në ballë të proceseve dhe zhvillimeve progresive gjithandej trojeve shqiptare.
“Mitrovica ndoshta edhe nuk ka histori të gjatë sikurse disa qytete tjera, por për aq histori sa ka, është plotë krenari dhe gjithmonë në ballë të proceseve e zhvillimeve progresive në trojet shqiptare”, tha ndër të tjerash nënkryetari Mujka.
Ndërkaq u.d e Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha para të pranishmëve se ka ardhur këtu që ta përkrah një koncept- ide që do të duhej t’i përcillte edhe brezat e ri, në mënyrë që të forcohet roli i intelektualëve në një shoqëri.
Ky aktivitet është realizuar nën patronatin e nënkryetarit të komunës, Faruk Mujka, dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, të cilët kanë qenë shumë të angazhuar, që ky projekt të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.


