75 Mall Live Search
22:56 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / Z S

Inaugurimi i Bordit të Paqes, Osmani mbërrin në Washington

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka mbërritur në Washington D.C., për të marrë pjesë në inaugurimin e Bordit të Paqes, të themeluar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.

Njoftmin Osmani e bëri përmes platformës X, transmeton Klankosova.tv.

“Me ftesë të Donald Trump, kemi mbërritur në Washington, D.C. për takimin inaugurues të Bordit të Paqes, duke përfaqësuar Republikën e Kosovës si shtet anëtar themelues. Së bashku me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe me liderë të tjerë nga e gjithë bota, do të ecim përpara për të avancuar përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri globale”, shkruan ajo në X.