75 Mall Live Search
17:21 / E Hënë, 04 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Inaugurimi i urës së re të Kukësit, Rama: Vepër unike që lehtëson kalimin në Rrugën e Kombit

Me një gjatësi totale prej 310 metra dhe lartësi prej 56 metra sot u inaugurua Ura e Madhe në Kukës e cilësuar si një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore që çliron trafikun në zonë.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama tha se kjo është një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj. Më tej nënvizoi se ura do të lehtësojë kalimin në Rrugën e Kombit.

“Ura hapet për të gjithë edhe për ata që ç’nuk thanë për këtë urë, deri tek ata që thanë që u këputën këmbët, por kjo s’ka këmbë pasi është e shtrirë përgjatë një hapësirë dritë ndër më të mëdhatë nga urat në Europë”, tha Rama.

Një investim tepër të domosdoshëm e konsideroi urën Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku.

“Gjatë këtyre viteve i gjithë trafiku kalonte përmes një ure të ndërtuar në vitin 1978, dhe kjo pjesë ishte lënë jashtë vëmendjes”, tha Balluku.