07:08 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Inaugurohet Qendra e Inovacionit dhe Nërmarrësisë në UP

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i UP-së organizojnë ceremoninë e Inaugurimit të Qendrës së Inovacionit dhe Nërmarrësisë në UP.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, Rektori i UP-së Marjan Dema dhe personalitete të tjera.

Inaugurimi bëhet në objektin e Laboratorëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike.