75 Mall Live Search
12:27 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / Blerim

Inaugurohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në Istog

Istogu do të bëhet me shtatorën e Ibrahim Rugovës, kjo në shënimin e ditës së 76-vjetorit të lindjes së presidentit historik.

Në këtë inaugurim po marrin pjesë edhe figura politike nga LDK-ja, por edhe nga Qeveria në krye me Avdullah Hotin, transmeton Indeksonline.

Në këtë ngjarje, foli kryetari i Istogut, Haki Rugova. Ai me këtë rast tha se kjo ditë është shumë e rëndësishme për të, që kanë arritur ta bënin përurimin e shtatores së presidentit Rugova, por dhe Kompleksin Memorial.

“Unë e di që jemi në një situatë pandemike, z.kryeministër ndoshta po i shkelim ngapak rregullat, gjithsesi unë besoj se do ta përballojmë, por kemi marrë leje që sot për hatër të istogalive, ta zbulojmë shtatorën e presidentit Rugova në prezencë tuajën. Ardhja e kësaj shtatoreje ka qenë një ëndërr e jona”, tha ndër të tjera ai./Indeksonline