75 Mall Live Search
14:18 / E Premte, 02 Prill 2021 / OSH

Inaugurohet stacioni i transferit të mbeturinave në Gjakovë, i pranishëm ministri Krasniqi

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi së bashku me zv. Sekretarin e MAPL-së z. Trim Berisha dhe Gazmir Raci, zyrtar i programit IPA II te Bashkepunimit Nderkufitar Mali i Zi – Kosove, ka marrë pjesë në inaugurimin e stacionit të transferit të mbeturinave në Komunën e Gjakovës, financuar nga IPA II Programi i Bashkëpunimi Ndërkufitar Kosovë-Mal i Zi, i cili implementohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Me këtë rast ministri Krasniqi është takuar me kryetarin e Komunës së Gjakovës, z Ardian Gjini.

Në kuadër të këtij programi në muajt në vijim pritet të hapet thirrja e tretë për propozime në vlerë prej 3.48 milion euro përmes së cilës do të financohen projekte të ngjajshme nga Bashkimi Evropian në Komunat e zones kufitare.