75 Mall Live Search
11:39 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / Gj Sh

Incident i pazakontë në Turqi: Caner Erkin ndëshkohet me karton të kuq pas goditjes ndaj bashkëlojtarit

Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë një ndeshjeje të zhvilluar në kampionatin turk.

Futbollisti i njohur, Caner Erkin, ka humbur kontrollin dhe ka goditur me shuplakë një nga bashkëlojtarët e tij, shkruan IndeksOnline.

Gjyqtari i ndeshjes reagoi menjëherë duke e ndëshkuar kapitenin e Sakaryasporit me karton të kuq direkt, duke e lënë skuadrën me një lojtar më pak.

36-vjeçari, i cili është një nga lojtarët më me përvojë në futbollin turk, ka marrë kritika të shumta për këtë sjellje, pasi si kapiten pritej të ishte shembull për shokët e ekipit, e jo të kalonte në veprime të dhunshme./IndeksOnline/