Incident i rëndë në Gjakovë: Dy vajza theren me thikë, i dyshuari me probleme psikike është kushëri i tyre
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në fshatin Osek Hilë të Gjakovës, ku një person i moshës madhore dyshohet se ka sulmuar dy vajza, njëra prej të cilave me thikë, ndërsa tjetra ka mbetur e lënduar duke tentuar ta mbronte atë.
Burimet e IndeksOnline kanë thënë se i dyshuari është kushëri i viktimave. Dyshohet gjithashtu se ai mund të ketë probleme të shëndetit mendor, megjithatë kjo mbetet të konfirmohet nga hetimet zyrtare.
Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnlinen edhe Policia e Kosovës, konkretisht rajoni i Gjakovës, ku bëhet e ditur se lëndimet janë shkaktuar me mjet të mprehtë dhe, sipas vlerësimeve fillestare mjekësore, janë cilësuar si lëndime të lehta trupore.
“Të dy personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitali Rajonal i Gjakovës”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetime për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti./IndeksOnline/

