75 Mall Live Search
18:08 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / B XH

Incident mes dy vëzhguesve në Korishë të Prizrenit, policia jep detaje

Një sulm verbal mes dy qytetarëve, të cilët ishin gjithashtu vëzhgues të zgjedhjeve ka ndodhur në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30.

“Pas marrjes së informatës, policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe të dy personat janë ftuar në stacionin policor për intervistim”, tha Bytyqi.

Ai tha se nga hetimet paraprake dhe në konsultim me prokurorin, është konfirmuar se incidenti nuk ka pasur lidhje me procesin zgjedhor.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili do të vendosë për procedurat e mëtejshme në përputhje me kompetencat ligjore”, tha Bytyqi. /IndeksOnline/