75 Mall Live Search
18:05 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Incident mes Policisë e qytetarit në Klinë (Video)

Një incident ndërmjet një qytetari dhe një patrulle të policisë ka ndodhur sot në Klinë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 13:50.

Një qytetar e ka dërguar në KALLXO.com një video në të cilën shihet policia dhe qytetari gjatë incidentit.

Sipas qytetarit vetura e një qytetari ka qenë e parkuar në një vend të palejueshëm ndërsa vozitësi i saj i cili kishte ardhur me vonesë te vetura kishte filluar të fjaloset me Policinë.

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës nuk kanë mundur ta konfirmojnë këtë incident.