75 Mall Live Search
18:29 / E Martë, 06 Janar 2026 / B XH

Incident në burg, ish-presidenti i Brazilit shtrohet në spital

 Ish-presidenti brazilian, aktualisht i burgosur, Jair Bolsonaro, është dërguar në spital për analiza mjekësore, pasi është rrëzuar dhe ka lënduar kokën.

Lajmi u bë i ditur nga bashkëshortja e tij, Michelle Bolsonaro, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Do të shkojmë në spital. Dashuria ime do t’u nënshtrohet analizave”, shkroi ajo në Instagram, duke u bërë thirrje mbështetësve të luten për të.

Sipas Michelle Bolsonaro, ish-udhëheqësi 70-vjeçar i ekstremit të djathtë nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi ka pësuar një krizë teksa flinte gjatë natës, duke u rrëzuar dhe duke goditur kokën në një mobilje.

Siç raportoi ajo, Bolsonaro mori ndihmë mjekësore me vonesë, pasi dhoma në të cilën po mbahej ishte e mbyllur dhe ai u vu re vetëm kur mbërritën për vizitën e saj të planifikuar.

Michelle Bolsonaro tha gjithashtu se është në kontakt të vazhdueshëm me mjekët dhe po pret informacion të plotë mbi mënyrën se si i është ofruar ndihma e parë dhe mbi gjendjen aktuale shëndetësore të ish-presidentit.