Incident në ‘La Cartuja’, kërkohet heqja e flamurit të Kosovës

Një incident i vogël ka ndodhur pak minuta para ndeshjes mes Kombëtares së Spanjës dhe Kosovës, e vlefshme për para-kualifikimet në Kupën e Botës ‘Katari 2022’.
Sigurimi i stadiumit në Sevilla ka kërkuar nga kryesuesi i ‘Dardanëve’ Lul Berisha të hiqet flamuri i Kosovës, shkruan IndeksOnline
Megjithatë, Berisha nuk e ka lejuar një gjë të tillë dhe flamuri i ‘Dardanëve’ mbetët në stadiumin ‘La Cartuja’.
Kujtojmë që ndeshja mes spanjollëve dhe kosovarëve nis nga ora 20 e 45./IndeksOnline/