23:29 / E Premte, 23 Shkurt 2024 / FR

Incident në Shërbimin e Inteligjencës së Suedisë, tetë persona përfundojnë në spital

Tetë persona, përfshirë oficerë policie, kanë përfunduar në spital pas një incidenti misterioz në selinë e shërbimit të sigurisë suedeze.

Rreth 500 njerëz u evakuuan pasi punëtorët raportuan një erë të pazakontë, shkruan BBC.

Fillimisht u raportua si një rrjedhje e dyshuar gazi, por shërbimet e sigurisë kanë thënë që nuk u zbulua asnjë gaz brenda apo jashtë ndërtesës.

Policia po heton shkaqet e alarmit dhe ka nisur hetimet paraprake.

Raportet e mediave lokale më herët sugjeruan se sensorë në çatinë e ndërtesës zbuluan fosgjen, por autoritetet nuk e kanë konfirmuar këtë.

Fosgjeni përdoret për të bërë plastikë dhe pesticide dhe ishte përgjegjës për shumicën dërrmuese të vdekjeve kimike gjatë Luftës së Parë Botërore.

Gjashtë persona u dërguan në spital me probleme me frymëmarrjen dhe dy të tjerë u pranuan vetë. Midis tyre ishin oficerë policie të cilët “vunë re një erë kur arritën në vendin e ngjarjes”, tha policia.