75 Mall Live Search
09:39 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Një incident tjetër nga Xhaka, këtë herë zihet me shokun e skuadrës

Futbollisti kosovar, Granit Xhaka, përsëri është tradhtuar nga nervat e tij.

Mesfushori i Arsenalit ka shkaktuar një tjetër incident në fushën e blertë.

Xhaka, ka pasur një moment nervoze me shokun e skuadrës, Rob Holding, gjatë ndeshjes kundër Leeds United-it.

Për të mos eskaluar situata, lojtarët e Arsenalit janë futur në mes të Xhakës dhe Holdingut.

Krejt kjo ka ndodhur gjatë pjesës së parë, në ndeshjen që po luhet aktualisht, midis Arsenalit dhe Leeds United-it, në kuadër të Kupës FA.