75 Mall Live Search
19:53 / E Mërkurë, 25 Shkurt 2026 / G T

Incidente edhe në Madrid para ndeshjes, disa tifozë të Benficas marrin ndihmë mjekësore

Pak para ndeshjes së kthimit në Champions League mes Real Madridit dhe Benficas, situata jashtë stadiumit “Santiago Bernabéu” është tensionuar.

Raportohet se disa përplasje kanë shpërthyer midis tifozëve, dhe disa nga mbështetësit e Benficas po marrin trajtim mjekësor në vendngjarje, shkruan Indeksonline

Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë për të menaxhuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e situatës../Indeksonline/