75 Mall Live Search
19:37 / E Mërkurë, 25 Shkurt 2026 / G T

Incidente para ndeshjes Juventus vs Galatasaray, tifozët turq “përplasen” me policinë italiane

Incidentet nuk mungojnë në prag të ndeshjes mes Galatasarayt dhe Juventusit, ku pati përplasje mes tifozëve turq dhe policisë italiane.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, tensionet nisën jashtë stadiumit para fillimit të takimit, kur një grup tifozësh të Galatasarayt u përfshi në konfrontime verbale me forcat e rendit, shkruan Indeksonline

Situata më pas eskaloi, duke detyruar policinë të ndërhyjë për të shpërndarë turmën.

Dëshmitarë okularë bëjnë me dije se u përdorën masa sigurie shtesë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, ndërsa disa tifozë u shoqëruan për verifikim. Autoritetet italiane nuk kanë bërë ende të ditur numrin e saktë të të ndaluarve apo të lënduarve, nëse ka pasur të tillë./Indeksonline/