Incidenti i djeshëm në Fushë Kosovë, Policia një personi i konfiskon revole, fishekë e 2 karikatorë

Një përleshje masive ka ndodhur dje në rrugën e Pejës, në Fushë Kosovë, mes shtatë qytetarëve dhe dy policëve
Lidhur me këtë rast, policia ka kryer dje një bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, të përfshirë në incidentin ku mbeti një i plagosur dhe dy policë të lënduar në Fushë Kosovë.
Burime të IndeksOnline brenda policisë thonë se janë gjetur dhe konfiskuar një revole Bereta, dy karikator, 19 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një shufër metalike dhe një boks hekuri.
I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për rastin e klasifikuar si tentim vrasje./IndeksOnline/
