Incidenti i “Rust”, kjo është gjendja shëndetësore e operatorit që u kafshua nga merimanga helmuese

Jason Miller, operatori i filmit “Rust” të Alec Baldwin është duke u rikuperuar nga pickimi i merimangës helmuese.
Jason i tha TMZ-së se ende po përballet me dhimbje të forta, por pohon se është duke shëruar, transmeton Indeksonline.

Ai tha se po mundohet të mos dorëzohet por që ka sfida të mëdha, sepse akoma nuk mund të shtrihet lirshëm duke e bërë vështirë gjumin e natës.
Kafshimi i merimangës së Jasonit nuk ishte gjëja më e keqe që erdhi nga ai set, me vdekjen e kinematografisë Halyna Hutchins.

Familja e Halyna-s ka ngritur një padi për vdekjen e saj ndaj Alec Baldwin./Indeksonline/
