75 Mall Live Search
17:21 / E Premte, 24 Tetor 2025 / F.R

Incidenti i Zemajt, Bajqinovci: LDK-ja para balotazhit është bërë agresive

Deputeti nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar në lidhje me përfshirjen e deputetit të LDK-së në një incident.

Bajqinovci, përmes një postimi në facebook është shprehur se LDK-ja para balotazhit është bërë agresive.

“LDK-ja para balotazhit është bërë agresive.

Në vend që të kërkojë votën me ide e projekte, po tenton ta fitojë duke i grushtuar qytetarët në sheshin e Prishtinës”, ka shkruar Bajqinovci./IndeksOnline/