75 Mall Live Search
14:58 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / Blerim

Incidenti Ibra-Lukaku, FIGC vazhdon hetimet

Federata e Futbollit e Italisë po vazhdon hetimet për incidentin që patën dy lojtarët, Romelu Lukaku dhe Zlatan Ibrahimovic.

Ashtu siç shkruajnë mediat në Itali, hetimet për përleshjen mes Ibras dhe Lukakus janë duke vazhduar.

Dyshja mund të dënohet me nga një ndeshje mos-lojë dhe me të holla.

Por nëse Ibra akuzohet për racizëm dënimi i mundshëm mund të jetë 10 ditë, në raste më serioze edhe më shumë./IndeksOnline/