75 Mall Live Search
21:21 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / F.R

Incidenti në Deçan, Prokurorja autorizon Policinë për arrestimin e të dyshuarit

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme na fshatin Isniq të komunës së Deçanit, ku dyshohet se i biri ka goditur me sëpatë babanë e tij.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ku ka bërë të ditur se Prokurorja e Krimeve të Rënda ka autorizuar Policinë për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

Nikçi njoftoj se viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Ka ndodhur një rast i cilësuar si vrasje në tentativë në komunën e Deçanit. Viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Prokurorja e Krimeve të Rënda ka autorizuar Policinë për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë Nikçi.

Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se i dyshuari është K.Musshabanaj, ndërsa viktima është ish-ushtar i UÇK-së, A.Musshabanaj./IndeksOnline/