20:25 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Incidenti në Gjilan, reagon edhe Mavraj: Turp për gjyqtarët dhe Federatën

Ngjarjet e një xhiroje më parë në futbollin kosovar kanë bërë të reagojë edhe kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj.

Dëmtimi i Prishtinës nga gjyqtarët, si dhe sulmi me sprej nga policia e Kosovës në adresë të trajnerit të Prishtinës, Armend Dallku ka emocionuar shumë keq kapitenin e Shqipërisë, Mërgim Mavraj.

Ai e ka cilësuar si një trup të madh të trajtohet një ish lojtar i kombëtares në këtë mënyrë, derisa fajtore e ka bërë edhe FFK-në.

“Një trup i madh që një ish-futbollist i Kombëtares shqiptare trajtohet në atë mënyrë të turpshme. Trup për ato arbitra, turp për ata që e bënë atë veprim dhe turp për federatën që lejon të ndodhin ato gjëra mes nesh. Një turp i madh”, ka shkruar Mërgim Mavraj në instagram, përcjell me një fotografi ku shihet Dallku duke marr tretman mjekësor pas lëndimit nga sprej./IndeksOnline/