16:26 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Incidenti në Kuvendin Komunal në Skenderaj, reagon LVV

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Skenderaj ka dënuar gjuhën e përdorur në Kuvendin Komunal.

Përmes një reagimi në Facebook, ky subjekt politik, kërkon nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, që të ndërmarrë masa lidhur me këtë çështje.

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Skenderaj, e dënon gjuhën e përdorur në mbledhjen e Kuvendit Komunal, njëherit i kërkon kryetarit Bekim Jashari, që të marrë masa t’i ndalë këto kërcënime të vazhdueshme të stafit të tij ndaj asamblistëve që ngrisin çështje në mbledhjet e Kuvendit Komunal. Tek e fundit, për të ngritur çështje është Kuvendi Komunal”, shkruan VV përcjellë Indeksonline.

Ky reagim erdhi pas një përplasje verbale mes Nuredin Lushtakut dhe dy asamblistëve të VV-së në Skenderaj.

Nga videoja që është postuar në faqen zyrtare të Komunës së Skenderajit, ai i thotë Vjollca Ramadanit dhe Hysni Mehanit mbylle gojën.

“”Mshele gojën se ta msheli ndryshe. Mshele, tani flasim unë dhe ti”, ka thënë Lushtaku. /Indeksonline/