22:25 / E Diele, 30 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Incidenti në Pejë, mësohet identiteti i personit që mbeti i plagosur

(I plotësuar) Nga të shtënat me armë zjarri në Parkun e Vogël të Pejës ka mbetur i plagosur Besim Lajçi.

Kështu kanë bërë të ditur burime të sigurta të Indeksonline, përderisa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Indeksonline ka tentuar të marrë informacione në lidhje me këtë rast nga Policia e Kosovës, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë qenë të qasshëm./Indekonline/

…………………………………..


Në qytetin e Pejës para pak çastesh ka ndodhur një incident.

Dëshmitarët për Indeksonline kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Parkun e Vogël të qytetit, deri sa të njëjtit thonë se bëhet fjalë për një tentim vrasje.

Indeksonline po bën përpjekje të kontaktojë policinë në lidhje me rastin dhe do t’iu mbajë të informuar gjatë minutave në vazhdim./Indeksonline/