75 Mall Live Search
21:50 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / AR

Incidenti në Skënderaj/ Asamblisti i VV-së krahason serbët e Veriut me qytetarët e Drenicës

Tubimi i VV-së në Drenicë ngjalli reagime të shumta, madje atje Albin Kurti dhe të tjerët u gjuajtën me gurë, shkruan Indeksonline.

Lidhur me këtë pati edhe reagime nga aktivistët e kësaj partie. Asamblisti i VV-së, Egzon Azemi tha se pas qetnikëve në Mitrovicë të Veriut edhe disa mercenarë në Drenicë po brohorasin kundër Kurtit.

Postimi i plotë:

Pas qetnikve në Mitrovicë edhe disa mercenar në Drenicë po brohorasin kundër Kryeministrit të ardhshëm. Të gjitha këta bashkë në Kosovë janë fare pak. Në Serbi sigurisht janë më shumë.

Bizneset e lidhura me Serbinë po rrezikohen nga ndryshimet politike, prandaj agjenda e Beogradit po përputhet me atë të PDK-së.

Por kot e keni, sepse KREJT kanë vendosur DREJT!/Indeksonline/