Incidenti në Zhegër të Gjilanit, Policia dhe prokurori në vendin e ngjarjes
Një incident ka ndodhur në një qendër të votimit në Gjilan.
Atje ndodhi një fjalosje mes një votuesi dhe komisionerëve.
Rreth rastit detaje ka dhënë Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.
“Realisht ka qenë një fjalosje mes një personit dhe zyrtarëve të qendrës. Nuk ka pasur përleshje. Prokurori dhe njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes”, deklaroi Hashani.

