19:46 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

“Incizimet e rastit të fajdeve, mashtrim klasik për ta dëmtuar Kadri Veselin”

Këshilltari i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselit, Avni Bytyçi ka komentuar çështjen e përdorimit të emrit të shefit të tij si i përfshirë në një grup fajdexhinjsh.

Ai tha se një mënyrë e tillë e përmendjes së emrit, është mashtrim klasik i bërë ndaj Kadri Veselit, për shkak të iniciativave të fundit të tij për dënimin e kriminelëve serbë.

”Ne gjenerata e re nuk jemi servilë. Unë i takoj një partie politike dhe besoj në liderë që ka krijuar hapa konkret për t’i luftuar njerëzit e korruptuar”.

”Në vitin 2014 PDK-ja e ka iniciuar këtë rast të fajdexhinjve në polici. Jo vetëm kryesit por edhe i dëmtuari edhe avokati e dinë që Kadri Veseli s’ka qenë i përzier. Me vet faktin që Prokuroria e ka mbyll këtë rast, dëshmon se s’është i përfshirë. Kadri Veseli është palë e dëmtuar në këtë rast, por ju të LDK-së nuk po e përbini”.

”Ky publikim i tillë ndodhi pas inicimit të Kadri Veselit për Tribunalin Ndërkombëtar pasi jo rastësisht brenda disa jave zhvillohet një fushatë e egër kundër tij kinse e ka marrë Gjykata Speciale, pastaj publikohen edhe videot për përfshirje në veprimtari të fajdexhinjve”.

”Është argumenti bashkë kundër asaj që thuhet. Kemi grupe kriminale brenda strukturave ku imun nuk janë as liderët siç është Kadri Veseli. Rasti është dërguar në Ferizaj e nuk e dimë pse. Luftë Speciale po i bëhet ndaj një personi të caktuar”. /klanks/