13:08 / E Diele, 09 Gusht 2020 / indeksADMonline

“Indeks-Intervista” – risia në “Indeksonline”

Indeksonline” sjellë prodhimin më të ri “Indeks-Intervista” me gazetarin Kreshnik Berisha.

I intervistuari i parë është deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj dhe emisioni transmetohet online sot në ora 16:00.

Në këtë intervistë, deputeti Ukaj ka komentuar sjelljen dhe qëndrimet e tij veçmas, karshi kryeparlamentares Vjosa Osmani, deputetes së Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila dhe dy asambleistëve nga kuvendi komunal i Prizrenit.

Për më tepër, se cfarë thotë për udhëheqjen e PDK-s dhe Vetëvendosjes në Prizren ish-asambleisti gjaknxehtë nga LDK, do të kuptoni në emisionin e parë të “Indeks-Intervista“.