75 Mall Live Search
10:10 / E Hënë, 09 Janar 2023 / mp

Indeksi”Global Power”: Kosova në vendin e 134 për nga fuqia ushtarake, Shqipëria e 91-ta

Indeksi Global Power, i përpiluar nga “Global Fire Power”, Kosovën për nga fuqia ushtarake dhe njerëzore e ka renditur në vendin e 134-të.

Krahasuar me  një viti më parë, Kosova u ngjit me pesë vende nga e 139-ta në të 134-ën, duke lënë pas Panamanë, Republikën e Afrikës Qendrore, Islandën, Sierra Leonen, Belizen, Surinami, Somalinë, Moldavinë, Beninin dhe Butanin.

Për vitin 2023, Shqipëria renditet e 91-ta nga 145 nga vendet e konsideruara për rishikimin vjetor të GFP-së. Shqipëria renditet në vendin e 91-të, duke u ngjitur me 24 vende në renditje.

Sipas Indeksit Global të Fuqisë, Serbia renditet më e mira në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është në vendin e 58-të.

Kroacia është në vendin e 69-të, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 133-të, ndërsa Mali i Zi në vendin e 128-të. Maqedonia e Veriut është në vendin e 108-të.

Ndërsa në vendin e parë për në këtë indeks janë të renditura Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Indeksi është përpiluar bazuar në një metodologji komplekse, e cila merr parasysh më shumë se 50 faktorë të ndryshëm.