Indeksi i WPJ-së e rëndit Kosovën të dytën në rajon, ministri Selimi e quan fantastike këtë fakt

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka marrë pjesë në një panel të organizuar nga Projekti i Drejtësisë Botërore (World Justice Program).
Indeksi i WPJ-së e ka rënditur Kosovën të dytën në rajon, gjë për të cilën ministri Selimi ndihet krenar për këtë.
“Gjatë kësaj jave kam marr pjesë në një panel të organizuar nga Projekti i Drejtësisë Botërore (World Justice Program), në të cilin pata nderin të flas për sundimin e ligjit në Kosovë, veçanërisht pas rezultateve të shkëlqyera që na u prezantuan. Kosova është ende një shtet i porsalindur me shumë probleme në zhvillimin e saj, megjithatë, mbetet e përkushtuar në fuqizimin e institucioneve, politikave dhe në zbatimin e parimeve të sundimit të ligjit. Është motivuese kur shohim rezultate kaq të mira të demonstruara nga indeksi i WJP-së, dhe veçanërisht kur e krahasojmë Kosovën në aspektin gjeografik – të jesh e dyta në rajon është gjë fantastike. Falënderoj Qeverinë e SHBA-së, veçanërisht USAID-in për investimin e tyre në fushën e sundimit në ligjit në Kosovë, e gjithashtu që kanë bërë të mundur që të gjithë ne të shohim rezultate kaq substanciale”, shkruan Selim Selimi në njoftim.