75 Mall Live Search
00:05 / E Enjte, 01 Janar 2026 / H F

IndeksOnline ju uron: Gëzuar Vitin e Ri 2026

Të nderuar lexues,

Në prag të Vitit të Ri 2026, IndeksOnline ju uron nga zemra shëndet, paqe dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja, kudo që ndodheni – në Kosovë apo në mërgatë.

Viti që po lëmë pas solli sfida të shumta, por edhe dëshmi të qarta të qëndrueshmërisë, solidaritetit dhe forcës së shoqërisë sonë. Në këtë frymë, ne riafirmojmë përkushtimin tonë që edhe në vitin 2026 t’ju ofrojmë informim të besueshëm, të shpejtë dhe të paanshëm, duke respektuar standardet profesionale të gazetarisë dhe besimin tuaj të vazhdueshëm.

Ju falënderojmë për besnikërinë dhe për faktin që jeni pjesë e IndeksOnline, duke na ndjekur çdo ditë.

Gëzuar Vitin e Ri 2026!