75 Mall Live Search
14:19 / E Premte, 11 Qershor 2021 / OSH

Indeksonline po raporton, Policia po i dënon, qe “nafaklia” i radhës

Pas publikimit të lajmit në IndeksOnline, Policia e Kosovës ka gjobitur vozitësin e veturës “Opel Astra”, i cili në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ka tejkaluar automjetet e tjera në mënyrë të rrezikshme.

Në njoftim thuhet se:

 Policia e Kosovës përmes videos të publikuar në mediat online ka pranuar informatën se më datë 10.06.2021 një pjesëmarrës në trafik, në rrugën nacionale Prishtinë- Mitrovicë ka kryer kundërvajtje rrugore duke bërë tejkalim në vijën e plotë si dhe në rrugë kanë qenë duke u zhvilluar punime. Njësiti policor menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e saktë të kundërvajtësit, me ç’rast edhe i është shqiptuar tiketa sipas ligjit mbi kundërvajtjet në trafik.

Policia e Kosovës falënderon mediat për bashkëpunimin e treguar dhe kontributin e dhënë në parandalimin e kundërvajtjeve dhe njëkohësisht apelon për pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut, për një siguri më të madhe në trafik

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme pas publikimit në “IndeksOnline” të dy videove ku shoferët hyjnë në tejkalim në vijë të plotë, policia ka njoftuar se ngasësit janë gjobit me nga 150 euro secili./IndeksOnline/