75 Mall Live Search
10:31 / E Shtunë, 24 Korrik 2021 / B O

IndeksOnline “prek” Olimpiadën, Kosova nuk është vetëm në Tokio

Ekipi i IndeksOnline është duke qëndruar në Olimpiadën që po mbahet në Tokio të Japonisë, duke raportuar direkt nga vendi i ngjarjes.

Krahas atletëve tanë, atje po qëndrojnë edhe presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, drejtues të Komitetit Olimpik, si dhe përfaqësuesit nga Ambasada e Kosovës në Japoni.

Kosova ka pasur një start mjaft të mirë, pasiqë xhudistja Distrita Krasniqi ka arritur në gjysmëfinale dhe është shumë afër medaljes së parë në këtë Olimpiadë.

Ajo në gjysmëfinale do të përballet me Urantsetseg Munkhbat.

Blloku final, që përfshin edhe gjysmëfinalet, zhvillohet prej orës 10:00 me kohën tonë lokale.

Më poshtë mund të shikoni disa pamje që kemi kapur nga Olimpiada në Tokio: