75 Mall Live Search
15:20 / E Diele, 27 Qershor 2021 / AR

Indeksonline raporton, policia dënon më 150 euro dhe konfiskim të patent shoferit për tejkalim në vijë të plotë

“Indeksonline”, sot ka publikuar një tjetër kundërvatje në trafik, në rrugën Klinë- Gjakovë.

Në videon e dërguar shihet si një veturë futet në tëjkalim në vijë të plotë dhe për pak i shpëton aksidentit.

I mënjëhereshëm ka qenë reagimi i policisë të cilët kanë njoftuar se e kanë dënuar më 150 euro dhe i kanë konfiskuar patent shoferin, drejtuesit të automjetit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës po vazhdon me ndëshkimin e të gjithë shkelësve të rregullave të trafikut rrugor.

Policia ka njoftuar se ka gjobitur me 150 euro dhe konfiskim për tre muaj të patent shoferit, një shofer i cili kishte bërë tejkalim në vijë të plotë.
Rasti ka ndodhur në magjistralen Gjakovë-Klinë.

Gjoba e shqiptuar bazuar në Ligjin 05/L-088, Neni 72, Paragrafi 2, parasheh dy pikë negative, tre muaj konfiskim i patentë shoferit dhe 150€ gjobë”, thuhet në njoftimin e policisë.