10:10 / E Premte, 14 Shkurt 2020

Indeksonline ua sjellë disa momente të nënshkrimit, Kosovë-Serbi, në Gjermani

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy shtetet. Kjo marrëveshje është firmosur në Munich të Gjermanisë.

Të pranishëm ishin ambasadorët amerikan, Richard Grenell dhe presidentët e dy shteteve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.

Derisa në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën.

Nga Kosova nënshkruan; Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës rrugore ndërsa Serbia; Marko Gjuriq.

Ekipi i “Indeksonline” ishte i pranishëm gjatë këtij nënshkrimi.

Më poshtë, ua sjellim disa fotografi: