16:48 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Indi, 14 të vdekur gjatë një ceremonie fetare

Të paktën 14 vetë humbën jetën dhe 50 u plagosën kur një tendë u rrëzua sot në një ceremoni fetare në Indi.

Kryeministri i Indisë Nerenda Modi përmes Twitter u ka shprehur ngushëllime  familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u uroi shërim të shpejtë.

Sipas AP, aksidenti ka ndodhur në shtetin e Rajasthan, gjatë ritualit hindu, kur një tendë u rrëzua për shkak të një stuhie të ashpër.