22:31 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Indi, foshnja lind me tre koka, babai deshi ta varroste të gjallë

Një vajzë  e vogël ka lindur në Indi me tri koka -shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Kjo lindje unike u krye më 11 korrik në një qendër shëndetësore në lagjen Etah të Uttar Pradesh në Indi.

Nëna shtatzënë u pranua në qendrën shëndetësore pasi kishte vuajtur shumë nga dhimbjet.

Megjithatë, anëtarët e familjes dhe mjekët u shokuan  kur lindi një fëmijë me tre ‘koka’.

Përveç kokës së zakonshme, foshnja ka dy shtrirje të mëdha të formuara prapa kafkës së saj.

“Fëmija kishte tre koka. Ajo dukej si alien “-tha Bijji Thakur, i cili dëshmoi lindjen e çuditshme.

Për më tepër, mjekët thanë se ishin të habitur të shihnin që gruaja lindi fëmijën në atë gjendje pasi që ajo kishte pasur një shtatzëni normale.

Mjekët thanë se do të bënin një skanim të rezonancës magnetike (MRI) për të përcaktuar gjendjen e saktë mjekësore të të lindurit.

“Kjo është një gjendje shumë e rrallë mjekësore,” shpjegoi Rajesh Thakur, Kryeinspektori Mjekësor, Spitali i Qarkut, Etah.

“Trupi i fëmijës nuk është zhvilluar plotësisht. Ne do të kryejmë disa ekzaminime dhe pastaj do të bëjmë një operacion për t’i ndarë ‘kokat’ .”- kishte thënë mjeku.

Këto kushte mjekësore quhen Encephalocele. Sipas raporteve, foshnjat e diagnostikuara me encefalocelë kanë një normë mbijetese prej 55 përqind.

Përafërsisht 75 përqind e këtyre foshnjave që mbijetojnë kanë shkallë të ndryshme të deficitit mendor.

Sipas njoftimeve, babai i të porsalindurës ishte përpjekur ta varroste të gjallë, duke u frikësuar se ai nuk do të ishte në gjendje të përballonte trajtimin e saj.

Ai u shpëtua nga policia pranë qytetit Noëhatta në Jammu dhe Kashmir. Foshnja më vonë u adoptua nga xhaxhai i saj.

Edhe pse këso rastesh janë të rralla, ato janë shumta. Lindjet e fëmijëve me disa koka janë raportuar në mbarë botën, veçanërisht në vendet afrikane./Indeksonline/