75 Mall Live Search
08:51 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Indi, 1 milion të infektuar me Covid-19

Numri i të infektuarve me koronavirus e kaloi 1 milionin të premten. Numri total i të të infektuarve në vend shkoi në 1.005,760 pasi Ministria e Shëndetit në vend raportoi një numër rekord rastesh të reja.

Gjatë 24- orëve, në vend u konfirmuan 34.956 raste me Covid-19.

Ndërsa India bëhet vendi i tretë në botë që ka mbi 1 milion të infektuar, pas SHBA-së dhe Brazilit, ata që po vuajnë më shumë janë shtresa e varfër si pasojë e karantinës dhe humbjes së punës.

Ndërkohë, në të gjithë vendin, pacientët në gjendje kritike janë duke u larguar nga spitalet publike dhe private për mungesë shtretërish, personeli dhe pajisjesh, pasi sistemet e kujdesit shëndetësor janë zënë në presionin e pandemisë që sa vjen e përshkallëzohet.

Nga ana tjetër, numri i viktimave nga Covid-19 në Indi mbetet 25.619.