75 Mall Live Search
16:12 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Indi, rreth 30 të vdekur nga cikloni

Cikloni tropikal “Foni” në fundjavë e rriti në 30 bilancin e viktimave në dy shtetet aziatikojugore të Indisë dhe Bangladeshit.

Megjithëse fuqia e tij shkatërruese është pakësuar, mbetet i lartë rreziku i përmbytjeve dhe i rrëshqitjeve të tokës në pjesën lindore të vendit.

Syri i ciklonit ekstrem përshkoi të premten shtetin indian të Odishës me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë.

Ai rrënoi shtëpitë dhe infrastrukturën lokale, për të lëvizur një ditë më pas drejt Bangladeshit me forcën më të madhe të çdo cikloni tjetër të regjistruar këto 20 vitet e fundit.

An aerial picture showing storm damage in a residential area of Puri, 4 May 2019

Disa nga banorët dhe pronarët e bizneseve thonë se kanë humbur gjithçka si pasoja e reshjeve dhe erërave të fuqishme të cilat nuk pushuan për orë të tëra.

Ndërkaq, mbi 1 milion persona të tjerë arritën të shpëtohen përpara zbarkimit të ciklonit.

Operacioni i evakuimit u konsiderua nga autoritetet vendore si një nga më masivët në historinë e njerëzimit, dhe u përshëndet si arritje nga Kombet e Bashkuara.

Damaged auto rickshaws are pictured in a pile in Puri, 4 May 2019

Ndërkaq është vlerësuar edhe puna e meteorologëve të cilët ranë në gjurmët e stuhisë ciklonare më shumë se një javë më parë dhe zbuluan me saktësi rrezen e saj të veprimit, duke shmangur një katastrofë të ngjashme me atë të 20 viteve më më parë, e cila u mori jetën 10 mijë vetave. /Indeksonline/

People wade through floodwaters in Puri after Cyclone Fani hit