75 Mall Live Search
11:07 / E Shtunë, 10 Maj 2025 / FR

India konfirmon një viktimë pas operacionit ushtarak të Pakistanit

Zyrtarët indianë konfirmuan vdekjen e të paktën një personi të shtunën si pasojë e operacioneve ushtarake të Pakistanit.

Kryeministri i Jammu dhe Kashmirit konfirmoi se një zyrtar qeveritar, komisioneri i zhvillimit të distriktit Raj Kumar Thappa, u vra në bombardimet në qytetin Rajouri në Kashmirin e administruar nga India, shkruan CNN.

Sekretari i Jashtëm i Indisë, Vikram Misri, gjithashtu konfirmoi vdekjen e Thappës, duke u thënë gazetarëve në një konferencë për shtyp se vdekja e tij shtoi “viktimat civile dhe dëmet në atë shtet”.

Pakistani dhe India nisën operacione ushtarake hakmarrëse ndaj njëra-tjetrës të shtunën, duke përshkallëzuar më tej konfliktin, pas ditësh akuzash ndaj njëra-tjetrës për ndërmarrjen e hapave përshkallëzues.

Islamabadi tha herët të shtunën se kishte nisur një operacion kundër Indisë, në hakmarrje ndaj lëshimit të raketave nga India në bazat kryesore ushtarake. Pakistani tha se mbrojtja e tij ajrore kishte kapur shumicën e raketave të Indisë.