75 Mall Live Search
14:40 / E Enjte, 15 Maj 2025 / MSH

India mohon pretendimet e Trumpit për heqje të tarifave ndaj SHBA-së

Pretendimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se India është ofruar të tërheq të gjitha tarifat për mallrat e importuara nga SHBA-ja, është demantuar nga Delhi.

Në një deklaratë për agjencitë lokale të lajmeve, ministri i Jashtëm i Indisë, Subrahmanyam Jaishankar, kundërshtoi pretendimet e Trumpit, duke thënë se bisedimet janë ende duke vazhduar dhe asgjë nuk është vendosur.

Deklarata e ministrit dallon plotësisht nga ajo që bëri Trumpi më herët gjatë ditës, ku deklaroi se Delhi kishte ofruar një marrëveshje, që në thelb deklarojnë se janë të gatshëm të mos i vendosin asnjë tarifë SHBA-së.

India dhe SHBA-ja janë aktualisht në bisedime për një marrëveshje tregtare, shkruan BBC-si.