75 Mall Live Search
17:57 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

India planifikon të ndalojë cigaret elektronike

India të mërkurën u zhvendos një hap më afër ndalimit të cigareve elektronike, pasi që ka reagime golbale për rreziqet shëndetësore të shkaktuara nga këto cigare.

Kjo ndalesë mund të mbyllë derën e tregu mjaftë fitimprurës për prodhuesit e cigareve elektronike, po ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara janë duke u bërë kontrolle të mëdha dhe vendosje e rregulloreve.

India ka një nga nivelet më të larta të përdorimit të duhanit në botë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, ka afro 100 milionë duhanpirës.

“Paramenduar si një mjet për të luftuar varësinë e duhanit, cigare elektronike dhe produkte të tjera të avullimit janë bërë një problem i madh dhe rrisin rrezikun e fëmijëve,” tha Ministri i Financave Nirmala Sitharaman të Mërkurën në një konferencë shtypi./Indeksonline/.